Djali kanos babain e tij, ai e raporton në polici

Publikuar më:

Një djalë nga Malisheva ka kanosur babain e tij, e ky i fundit e ka raportuar rastin në polici.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se babai ka raportuar se deri tek kanosja erdhi pas një mosmarrëveshje.

“Personi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar, i ka kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Tutje, në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

JU REKOMANDOJMË