Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Llashkadrenoc të Malishevës, ku një e re ka denoncuar se është ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj nga familjarët e bashkëshortit.
Ngjarja ka ndodhur më 21 prill rreth orës 13:00, kur viktima E.G., rreth 23-vjeçare është paraqitur në stacionin policor dhe ka raportuar se është sulmuar nga vjehrri, vjehrra dhe kunata.
Si të dyshuar në këtë rast janë identifikuar H.M., rreth 61-vjeçar, H. M., rreth 69-vjeçar dhe A. M., rreth 38-vjeçar.
Pas raportimit, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe janë intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti si “Dhunë në familje”, ndërsa gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e të dyshuarve në fshatin Drenoc nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.
Pas procedurave policore, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima, me vullnetin e saj, është strehuar në shtëpinë e prindërve.
Rasti mbetet në trajtim.







