Dhëndri e vjehrri bëhen ‘copë’, theren me thikë – E pëson edhe e mitura

Publikuar më:

Një rast i çuditshëm ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Gjakovë. Atje dyshohet se dhëndri e vjehrri janë përleshur mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, të dyshuarit janë rrahur e më pas janë therur me thikë mes vete.

Si pasojë e kësaj, lëndime ka pësuar edhe një e mitur, e cila ka raportuar në Polici se është rrahur nga babai i saj.

Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

JU REKOMANDOJMË