Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupkovc të Mitrovicës, ku janë ndeshur një veturë Policie dhe autobusi.
Mësohet se nga aksidenti janë lënduar 4 persona, dy prej tyre policë, të cilët po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës, shkruan “Jepi zë”.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazeta, vetura e Policisë është dëmtuar në masë të madhe.
E sipas dëshmitarëve, ka dyshime që vetura e Policisë është futur në rrugën njëkahëshe, për çka u ndesh me një autobus.
Ata thonë se aksidenti ka ndodhur në kyçjen nga rruga që vije nga tuneli për të dalë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.