Deklarimi i pasurisë së Manxhukës: kursime në bankë, prona familjare dhe detyrime kreditore mbi 30 mijë euro

Publikuar më:

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka dorëzuar deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Ajo që bie në sy në formularin e tij është shuma e konsiderueshme e parave të gatshme të mbajtura në institucione financiare dhe si kursime familjare.

Sipas dokumentit të publikuar, Manxhuka ka deklaruar tri kategori të parave të gatshme, ku dominojnë kursimet e prindërve: 57 mijë euro para të gatshme (Cash) të deklaruara në pronësi të prindërve, me prejardhje nga kursimet jetësore të familjes.

Pastaj, 4 mijë e 127 euro para të gatshme në Raiffeisen Bank Kosovo, në pronësi të vetë deklaruesit (prejardhja nga paga), si dhe 4 mijë euro para të gatshme në OTP Banka në Slloveni, në pronësi të prindërve (prejardhja nga paga).

Manxhuka ka deklaruar një listë të pasurive të paluajtshme, të gjitha në pronësi të familjes, vlera e të cilave arrin në qindra mijëra euro: Lokal 130 m2, vlera 200 mijë euro, shtëpi 106 m2: vlera 100 mijë euro (Ndërtuar nga ndarja familjare).

Arë, 15 ari vlera 52 mijë e 500 euro si dhe një arë tjetër në vlerë për 50 mijë eurove.

JU REKOMANDOJMË