Dalin pamjet duke e nxjerur serbin nga shtrati i Ibrit, ku kishte mbetur për më shumë se 24 orë

Publikuar më:

Një aksident i rëndë është raportuar dje në Mitrovicë të Veriut, ku një person ka dalë nga rruga.

Ai ishte me motor dhe ka humbur kontrollin, duke rënë në humnerë, shkruan “Jepi zë”.

Gazeta ka siguruar pamje nga momenti, ku shihen ambulancat dhe Policia.

I lënduari është dërguar në Spital, dhe nuk dihet për gjendjen e tij, por u kuptua që është jashtë rrezikut.

Për këtë, janë deklaruar familja, e cila ka thënë se djali ishte zhdukur qe dy ditë.

E nga EULEX janë publikuar sot pamjet nga momenti kur personi u gjet dhe u nxor nga humnera.

Ai u fut në ambulancë dhe u dërgua në Spital me urgjencë, pasi kishte qëndruar aty për dy ditë.

JU REKOMANDOJMË