Çfarë po ndodh me stadiumin Adem Jashari, kryetari i KF Trepçës: “Veq Zoti e dinë”

Zëri qytetar

E turpshme: E-kisoka në Kçiq dëmtohet nga keqbërësit, shkaktohet dëm në vlerë të 3...

Drejtori i Administratës, Gëzim Stavileci ka njoftuar se E-kioska e vendosur në fshatin Kçiq të Mitrovicës është jashtë funksionit. Sipas...

E rrezikshme: Pusetat në Mitrovicë janë të hapura, dikush po i vjedh për t’i...

Banorët e lagjes Bair në Mitrovicë janë ankuar për gjendjen e rrugëve ku pusetat kanë mbetur të hapura. Një lexues...

40 familjet skamnore që u vendosen në Frashër që dy muaj pa rrymë, kërkojnë...

40 familje nga Mitrovica u bënë me shtëpi në fund të muajit gusht të këtij viti. Kjo u arrit falë...

Skandaloze: U renovua para rreth 1 muaji, por çahet sërish rruga në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Për mbi një vit, rruga magjistrale në hyrje të Prishtinës nga Mitrovica kishte devijim, pas një rrëshqitje të madhe...

Ankohet punëtori i Trepçës: Sot më shërbyen narezak që i kishte dalë afati para...

Minatorët e Trepçës shërbehen në një kuzhinë të brendshme, për të cilën në përgjithësi janë të kënaqur me cilësi. Mirëpo...

Kryetari i klubit të futbollit Trepça, Nexhmedin Haxhiu, ka folur edhe rreth stadiumit historik “Adem Jashari”, aty ku Kombëtarja e Kosovës e kishte zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare, miqësoren kundër Haitit.

Gjendja e këtij stadiumi është me një fjalë e tmerrshme, teksa aty nuk ka më asnjë kusht për t’u zhvilluar aktivitet sportive.

Se çfarë po ndodhë me këtë stadium u pyet sonte edhe Haxhiu, përgjigja e të cilit ishte: “Veq Zoti e dinë”.

Tutje, kryetari i klubit mitrovicas shtoi: “Stadiumi është rinovuar për herë të katërt. Me ndërrimin e politikës është ndërprerë puna. Ku është arsyeja nuk e dimë. Pronari i atij stadium jam vetëm unë, në atë kuptimin që e kam mbajt unë. Stadiumi është ndërtuar nga ‘Trepça Commerce’. Kur e kam marrë stadiumin në vitin 2004 nuk ka pasur asgjë, i kam bërë krejt pastaj. Që 20 vjet e shfrytëzoj. Me letra është pronë e Komunës, por stadiumi është i Trepçës”.

“Më së shumti po e pësojmë ne si klub. Gjithmonë duhet me lut dikë për me luajt, për me bo stërvitje. Shpresa mbetet te Qeveria. Ka probleme pronësore edhe rreth stadiumit. Kanë zënë prona, kanë ndërtuar shtëpi. Diçka e di se prapë kanë filluar me e vazhdu punën, por se dimë saktë se çka. Sipas Ministrit Çeku, problemi është te prona dhe pronari. Detyrë se ka pas kurrë askush me e mirëmbajt, por vetë e kemi mirëmbajt. Kemi kapacitet me e mirëmbajt, nëse bëhet siç duhet stadiumi. Duhet të jenë kushtet”, vazhdoi tutje Haxhiu në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7.

Nexhmedin Haxhiu gjithashtu paralajmëroj se do të rikthehet me aktivitetet e tij, siç tha ai “fuqishëm”.

“Besoj se prej qershorit do të rikthehem prapë fuqishëm. Këto vitet e fundit nuk kam qenë këtu”, u shpreh kryetari i KF Trepçës.

Kujtojmë se Trepça garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar, konkretisht në Grupin A.

“Xehetarët” stinorin vjeshtor e mbyllën stinorin vjeshtor me 12 pikë të grumbulluara pas 14 xhirove, duke u renditur kështu në pozitën e parafundit (9).

Të fundit

Mashtrimi i 20-vjeçares që u prezantua si mjeke në Mitrovicë

Një 20 vjeçare nga Mitrovica dyshohet të ketë mashtruar gjithë personelin shëndetësorë duke zhvilluar praktikën si mjeke në QMF të Mitrovicës.Nga Drejtoria e Qendrës...

Lajme të tjera