Policia serbe është mobilizuar në kërkim të Artan Hajrizit, 33-vjeçarit nga Kosova të cilin ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq e quajti autor të vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në Loznicë të Serbisë, në kufi me Bosnjë e Hercegovinën.
“Bllokadë e plotë, gjendje rrethimi; Policia me armë të gjata dhe jelek antiplumb; Vijojnë kërkimet për të dyshuarin shqiptar”, shkruan B92.
Forca të shumta policore janë vënë intensivisht në kërkim të kosovarit, raportojnë mediat në Beograd.
U raportua se edhe Drejtoria e Policisë Kriminale, Drejtoria e Policisë Kufitare dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste serbe kanë dalë në terren e se janë ngritur dronë dhe helikopterë në kërkim të 33-vjeçarit