Bahtiri thotë se ai i ktheu gjimnazistët para kohës nga Shqipëria

Publikuar më:

Qindra gjimnazistë kishin qëlluar pikërisht në Durrës në kohën e tërmeteve të djeshme, në të cilin qytet ishte edhe epiqendra.


Mirëpo, për fatin e mirë, të gjithë nxënësit janë kthyer shëndosh e mirë në Kosovë, ani pse udhëtimi i tyre përfundoi para kohës.

E vendimin për kthim të studentëve, kryetari Agim Bahtiri thotë se e ka marrë duke pasur parasysh sigurinë e nxënësve.

Postimi i plotë:

Pas tërmeteve të një pas njëshme të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për kthimin e parakohshëm të gjimnazistëve që ndodheshin atje për vizitë.

Gjatë gjithë kohës kam qenë në kontakt direkt me stafin arsimor që e ka udhëhequr vizitën, për t’u kujdesur për sigurinë e nxënësve tanë.

Megjithatë, në fund kemi marrë vendim për kthimin e tyre në Mitrovicë, me ç’rast iu shprehu keqardhje nxënësve tanë, por që kjo është bërë për sigurinë e tyre. Fatmirësisht, asnjë nxënës nuk ka pësuar kurrfarë dëmi.

Qytetarëve të Shqipërisë të lënduar nga dridhjet e tokës, iu urojmë shërim të shpejt dhe lutem që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.