Humanisti dhe hoxha Halil Kastrati ka ndarë sot një moment të veçantë familjar, duke njoftuar se ai dhe djali i tij festojnë të njëjtën ditëlindje.
Në një mesazh emocional, ai përshkruan mëngjesin e kësaj dite, kur djali i tij, Uwejsi, e ka uruar me përqafim dhe fjalët: “Babi, urime ditëlindjen”, ndërsa ai ia ka kthyer me dashuri të njëjtën urim.
Kastrati thekson se djali i tij është arsyeja kryesore që i jep forcë dhe kuptim jetës së përditshme, duke e përshkruar atë si burim të dashurisë dhe motivimit të tij.
Në fund të mesazhit, ai ka shprehur një lutje për shëndet dhe mirësi, si dhe ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar dhe do ta urojnë, duke u dëshiruar bekime dhe të mira në jetë.






