Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Publikuar më:

Sonte Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, ndodhur në maj 2023 në Zveçan

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se personi i dyshuar është duke u intervistuar.

Rreth orës 19:00 është arrestuar L.D., i njëjti dyshohet për involvim në ngjarjet e majit 2023. Janë 93 pjesëtarë të KFOR-it që kanë qenë të lënduar në protestat e dhunshme. I dyshuari është duke u intervistuar në Stacionin Policor në Jug. Pas intervistimit pritet vendimi i prokurorit. Ai është arrestuar në Bistricë (Zveçan)”, tha Elshani.

Si pasojë e këtyre protestave dhjetëra ushtarë të KFOR-it pësuan lëndime të ndryshme trupore. Serbët kundërshtonin emërimin e kryetarëve shqiptarë në komunat veriore

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.