Arrestohet gruaja kosovare: E ftoi burrin në banesë, por raportoi në Polici se i kishte shkuar me dhunë

Publikuar më:

Një grua nga Ferizaj është arrestuar pasi e njëjta dyshohet se kishte bërë një raportim të rremë në polici.

Ajo kishte thënë se burri i saj, i cili kishte urdhër mbrojtës në gjykatë, kishte shkuar në banesën e saj.

Mirëpo sipas policisë, gruaja ka dalë që e kishte ftuar vetë burrin, andaj e njëjta është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte njoftuar policinë se burri i saj edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata kishte shkuar në banesën e saj. Gjatë hetimit të rastit është kuptuar se e dyshuara vetë e kishte ftuar bashkëshortin e saj që të vinte në banesë. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.