Arrestohet 23 vjeçari në Mitrovicë, u kap me drogë

Publikuar më:

Në orët e mbrëmjes së datës 21 nëntor 2021, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike. 

Arrestimi i të dyshuarit, është realizuar në kohën kur një njësi policore ka ndaluar një automjet me targa vendore, me ç’rast pas kontrollit të detajuar te personi i personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike në sasi prej 1.5 gr.

Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar D. I.,23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.