Arrestohen 2 të dyshuarit për vrasjen e 22 vjeçarit në Mitrovicë

Publikuar më:

Policia ka arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e 22 vjeçarit M.K, vrasje e cila ndodhi gjatë shkurtit në Mitrovicë.

Policia bëri të ditur se në orët e vona të mbrëmjes ka arrestuar L.S (31 vjeçar) dhe V.S (25 vjeçar). Si prova janë sekuestruar dy pistoleta, shkruan Jepi Zë.

Kjo vrasje kishte ndodhur më 12 shkurt, 2021, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.

Policia javë më parë ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për t’i gjetur.

Që të dyve me urdhër të prokurorit u është shqiptuar masa e ndalimit 48 orësh.

JU REKOMANDOJMË