Ambasada e Gjermanisë ka një njoftim me rëndësi për vizat e punës

Zëri qytetar

Skandaloze: U renovua para rreth 1 muaji, por çahet sërish rruga në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Për mbi një vit, rruga magjistrale në hyrje të Prishtinës nga Mitrovica kishte devijim, pas një rrëshqitje të madhe...

Ankohet punëtori i Trepçës: Sot më shërbyen narezak që i kishte dalë afati para...

Minatorët e Trepçës shërbehen në një kuzhinë të brendshme, për të cilën në përgjithësi janë të kënaqur me cilësi. Mirëpo...

E FUNDIT: Më në fund, po mbulohen gropat që ua “shkurtuan ymrin” mitrovicasve

Rruga e Kovaçëve ishte shndërruar në një rrugë tmerri për shoferët, pasi ishin krijuar shumë gropa të mëdha. Mirëpo, sot...

Mitrovicasi shkon për të ngrënë ushqim në kafiterinë e njohur, shokohet nga insekti që...

Një qytetar ka shkur të ushqehet në një nga lokalet ku përgatitet ushqim i shpejtë në rrugën "Mbretëresha Teutë". Ai...

Humb një qytetar, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Ardit Kadri Gashi nga Klina, që nga mëngjesi i ditës së djeshme ka dalur nga shtëpia, dhe nuk është...

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dhënë një njoftim me rëndësi për kosovarët që duan të caktojnë termin për viza të punës.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ambasada ka bërë me dije se lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur dhe se lista e pritjes për muajin tetor do të hapet në javën e dytë të shtatorit.

“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur. Lista e pritjes për Tetorin do të hapet në javën e dytë të Shtatorit.

Nëse në sistemin për caktimin e termineve nuk shfaqet kategoria “Punësim sipas § 26 Abs. 2 Urdhëresa e Punësimit (Rregullorja për Ballkanin Perëndimor), ekziston mundësia që ndodheni jashtë periudhave kohore të lartëcekura, ose që është arritur numri maksimal i regjistrimeve për caktimin e një termini për muajin vijues. Nëse lista për muajin vijues është plotësuar, atëherë duhet të prisni për muajin tjetër. Në ndërkohë ju mund mund të kompletoni dokumentacionin e kërkuar për parashtrim të kërkesës për vizë”, ka njoftuar ambasada.

Tutje, ambasda ua ka kujtuar kosovarëve edhe kriteret për hyrje në Gjermani, shkaku i situatës me pandeminë.

“Ju lutemi vini re që për shkak të kufizimeve të udhëtimit të shkaktuara nga pandemia, aktualisht drejt Gjermanisë mund të udhëtojnë vetëm personat, të cilët posedojnë një një dëshmi mbi vaksinimin e plotë kundër Covid-19 me një nga vaksinat e lejuara EMA (aktualisht BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria – secila nga dy doza, Johnson&Johnson/Janssen – një dozë) – doza e fundit e vaksininës duhet të jetë marrë në së paku 14 ditë më parë. Ose mund të dëshmojnë që për ata vlenë njëra nga përjashtimet e kufizimeve aktuale të udhëtimit (dëshmitë duhet të sillen me veteme rastin e parashtrimit të kërkesës për vizë)”, thuhet në njoftimin e ambasadës

Të fundit

Mjekja serbe vritet brutalisht nga i biri, u godit në trup e në kokë

Në faqen zyrtare të Shtëpisë Shëndetësore Bijeljina është publikuar një mesazh tronditës me rastin e vdekjes së një kolegeje. “E dashura jonë doktoreshë Dobrinka do...

Lajme të tjera