Albin Kurti: Asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur – 50, 100 ose 150 euro për secilin fëmijë

Zëri qytetar

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Ngriten dyshime për keqpërdorim të parave që u mblodhën për Nazlije Sherifin

Ditë më parë, vëllai i tashmë të ndjerës Nazlije Sherifi, theksoi se janë mbledhur 56 mijë e 442 euro...

Mërgimtari pranon se parkoi veturën keq: U kërkon falje qytetarëve, por ofendon “Jepi zë”

Sot në mëngjes në adresë të Jepi zë, një qytetar raportoi se një veturë kishte bllokuar rrugën për qarkullimin...

Toka gati ta “përpijë” asfaltin në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, bllokohet një korsi

Një pjesë e rrugës me katër korsi në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, është bllokuar që prej disa ditësh. Arsye për këtë, është...

Banorët e Kçiqit tregojnë pasojat që po sjell gurëthyesi, “masakrohet” rruga e krojet mbesin...

Banorët e Kçiqit nuk po ndalen së raportuari, siç thonë ata, dëmet që po sjell gurëthyesi i vendosur në...

Kryetari i VV-së Albin Kurti është zotuar se me programin e VV-së, asnjë fëmijë nuk do të mbetet mbrapa dhe i uritur.


Kurti ka thënë se familjet që kanë të ardhura të ulëta do të përfitojnë për çdo fëmijë, varësisht nga të ardhurat vjetore që familja ka.

Kurti ka premtuar 50€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 7000€, nga 100€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 6000€, nga 150€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 5000 euro.

Kurti po ashtu ka thënë se të gjitha familjet do të përfitojnë shtesa mujore për fëmijë: 20€ për çdo fëmijë nën 2 vjeç, dhe 10€ për fëmijët mes moshës 2 deri 16.

Ai po ashtu ka premtuat edhe hapjen e 160 çerdheve të reja në tërë territorin e vendit.

“Neni 50 i Kushtetutës garanton mbrojtjen, kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë. Pushimi i lehonisë për prindërit do të jetë 12 muaj, kurse nënat e papunësuara do të përfitojnë 250€ në gjashtë muajt e parë të lehonisë.

Asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur dhe nuk do të mbetet mbrapa.
Familjet që kanë të ardhura të ulta do të përfitojnë për çdo fëmijë, varësisht nga të ardhurat vjetore që familja ka. Nga 50€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 7000€. Nga 100€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 6000€.

Nga 150€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 5000€.
Të gjitha familjet do të përfitojnë shtesa mujore për fëmijë: 20€ për çdo fëmijë nën 2 vjeç, dhe 10€ për fëmijët mes moshës 2 deri 16. Do të hapen 160 çerdhe të reja në gjithë territorin e vendit, dhe do të ofrohen shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë”, ka shtuar Kurti.

- Advertisement -

Të fundit

Shpërthen COVID-i në Mitrovicë, 21 raste vetëm sot

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.138 mostra të...

Jep dorëheqje ministrja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami është liruar nga detyra e ministres së Financave. Vetë Bajrami e ka konfirmuar dorëheqjen nga posti i ministres, por ka mohuar se ka...

2 çanta plot me para u sekuestruan në shtëpitë e zyrtarëve të Ministrisë

Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm zhvilloi një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aty janë arrestuar katër zyrtarë të...

Lajme të tjera