Alarmuese: Përveç artikujve ushqimor, rritet çmimi i druve dhe naftës- pagat mbesin të njëjta

Publikuar më:

Rritja e çmimit të naftës, biletave, produkteve ushqimore etj… ka ndikuar edhe çmimin e druve.

Këtë vit drutë po shiten me çmime më të larta në krahasim me vitet e kaluara, dhe në veçanti edhe me muajt e verës, shkruan Jepi Zë.

Derisa vjet 1 metër dru blihej me 35-40 euro, këtë vit çmimet po sillen nga 50 euro e lart.

Sipas druvarëve, kjo rritje arsyetohet me rritjen e çmimit të karburanteve dhe nga mungesa e druve si pasojë e prerjes së pyjeve.

Me gjithë këto ngritje çmimesh, theksojmë se pagat kanë mbetur të njëjta, duke përbërë problem për xhepin e qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË