Aksident trafiku, një person vdes në vendin e ngjarjes

Publikuar më:

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur  rreth orës 21:00, në rrugën Klinë- Istog.

Lajmin e konfirmon pë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi

Nga pamjet shihet se përplasja ka ndodhur mes një veture dhe autobusit.

“Fatkeqësisht duhet të ju konfirmoj se nga aksidenti në fjalë kemi një të vdekur i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kemi dy të lënduar. Këtu është policia dhe prokurori i shtetit dhe po hetohen shkaqet që kanë çuar në aksident”, tha Gashi për Radio1.

 

JU REKOMANDOJMË