Aksident trafiku në mes të qytetit të Mitrovicës

Publikuar më:

Një aksident është shkaktuar para pak minutash në mes të qytetit të Mitrovicës, më saktësisht në rrugën “Mbretëresha Teutë”.


Një dëshmitar i ka thënë “Jepi zë” se asnjë person nuk ka pësuar lëndime, përveç dëmeve materiale të automjeteve.

Në fotografitë e siguruara nga Jepi zë, shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalur policia.

Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon që vozitësit të shtojnë kujdesin e tyre gjatë ngasjes, sidomos gjatë stinës së dimrit.

Ndryshe në Komunën e Mitrovicës janë shpeshtuar aksidentet e trafikut, ndërsa muaj më parë një i ri kishte humbur jetën në rrugën e Zhabarit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.