Mëngjesi i sotëm ka nisur me aksident tek vendi i njohur në rrugën e Liqenit Akumulues në Mitrovicë.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, mirëpo shihet një përplasje mes veturash e më pas në muret mbrojtëse.
Dëshmitarët i kanë thënë “Jepi zë” se ende në vendin e ngjarjes nuk kanë arritur as Policia e as ambulanca.
Vlen të theksohet se në këtë vend ndodhin shumë shpesh aksidente, nga mospërshtatja e shpejtësisë.