Aksident i tmerrshëm rrugës për Bajgorë, 6 persona dërgohen në Emergjencë

Publikuar më:

Një aksident i rëndë me të lënduar ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën e Bajgorës.

Policia e ka konfirmuar rastin për “Jepi zë”, duke thënë se 6 persona janë lënduar.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht  në  segmentin rrugor afër Tunelit të Parë; në aksidnet janë përfshirë  dy vetura, si pasoj e aksidentit gjashtë (6) persona kanë  pësuar lëndim”, ka thënë Avni Zahiti.

Edhe dëshmitarët kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen veturat e shkatërruara.

JU REKOMANDOJMË