Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, ku dyshohet për të lënduar.
Nuk ka ende një konfirmim zyrtar, mirëpo dëshmitarët thonë se ka të lënduar, shkruan “Jepi zë”.
Siç shihet nga pamjet që ka siguruar gazeta, një kombi bus ka përfunduar me katër rrota nga qielli në fshatin Stanovc.
Për të parë VIDEO nga aksidenti klikoni KËTU
Kujtojmë se pak ditë më parë në afërsi të këtij vendi, u rrotullua një xhip i Policisë.
Ndryshe, magjistralja Mitrovicë-Prishtinë është kthyer në burim të aksidenteve të vazhdueshme, për shkak të punimeve në rrugë.







