Agim Bahtiri ndan 2 mijë euro për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Publikuar më:

Komuna e Mitrovicës njofton se ka ndarë 2 mijë euro nga buxheti i saj për t’i ndihmuar Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se vendimi është marrë me qëllim që sado pak t’u dilet në ndihmë këtyre banorëve, të cilët janë përballur sot me lëkundje të forta tërmeti.

“Përkundër mundësive modeste, ne kemi vendosur që qytetarëve të Shqipërisë t’u ndihmojmë me një ndihmë financiare, në mënyrë që sado pak të ndihmojmë në përballimin e situatës së krijuar”, tha Bahtiri.

Po ashtu kryetari Bahtiri, shpreh ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe gjithë të lënduarve u dëshiron shërim të shpejtë, si dhe bënë thirrje për ruajtjen e qetësisë duke shpresuar që një gjë e tillë të mos përsëritet.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.