Agim Bahtiri: I pikëlluar nga vdekja e Albertit, menjëherë jam nisur për në Kosovë

Publikuar më:

I tronditur nga vrasja e të riut, Albert Muja, ka mbetur edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Përmes një postimi në facebook, Bahtiri i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit, shkruan Jepi zë.

I pari i komunës ka njoftuar se me të marrë lajmin është nisur drejt Kosovës, dhe se do ta vizitojë familjen Muja për ngushëllime.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë tragjikisht i riu, Albert Muja.

I shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Muja.

Pasi që isha jashtë Kosovës, nuk pata mundësi të marrë pjesë në varrim. Por menjëherë jam nisur për Kosovë dhe nesër do ta vizitoj familjen Muja për kryeshëndosh.

Lutem që Allahu i madhërishëm ta shpërblej me xhenet Albertin.

AB

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.