A keni të drejtë të xhironi Policinë e Kosovës kur bëjnë ndonjë shkelje?

Publikuar më:

Me telefonat e tyre, qytetarët shumë shpesh xhirojnë dhe fotografojnë aksionet apo shkeljet e Policisë së Kosovës.

Por, ka raste kur policët nuk lejojnë që të fotografohen ose të xhirohen nga qytetarët.

Në vitin 2013, Bashkim Bekolli, gazetar nga Prishtina, kishte fotografuar një rreshter të Njësisë Speciale, i cili kishte parkuar gabimisht veturën zyrtare.

Për këtë veprim, Bekolli i kishte kaluar disa orë në një stacion policor.

Sipas aktivistes Flutura Kusari, policët që nuk lejojnë qytetarët që t’i filmojnë, duhet të paraqiten në Inspektoratin Policor të Kosovës, pasi sipas saj, ata veprojnë kundërligjshëm.

Në Policinë e Kosovës kanë refuzuar që të flasin për këtë temë.

Arbër Beka nga Inspektorati Policor i Kosovës, thotë se parimisht qytetarët kanë të drejtë të xhirojnë punën e policëve, përderisa nuk e pengojnë punën e tyre.

Në Shtete e Bashkuara të Amerikës, qytetarët kanë të drejtë që të xhirojnë aksionet e policisë.

Një video e realizuar me telefon, ishte dëshmia vendimtare në dënimin e një polici, i cili u shpall fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd.

Edhe në shtetet evropiane qytetarëve u lejohet që të xhirojnë policët derisa ata janë në detyrë.

JU REKOMANDOJMË