Një informacion tronditës që mbërriti në Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit çoi në zbulimin e një rasti të dyshuar të martesës së një vajze të mitur në Fushë Kosovë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 00:30, Policia pranoi një denoncim se një 15-vjeçare po martohej në Lagjen 28. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore dolën në terren dhe arritën të lokalizonin e ndalonin një veturë Passat, e cila dyshohej se lidhej me rastin.
Brenda automjetit ndodheshin vajza e mitur, M.J, 15 vjeçar, i cili dyshohet se ishte dhëndri, si dhe Afrim Berisha, 49 vjeçar e Lulzim Beqiri, 34 vjeçar.
Sipas burimeve, nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se e mitura ndodhej në një ceremoni martese me M.J.
Vajza është intervistuar në praninë e përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa tre të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës. Sipas raportit policor, gjatë deklarimeve të tyre ata kanë pohuar se kanë qenë në pajtim me realizimin e kësaj marteses
Pas njoftimit të Prokurores Kujdestare për të Mitur, është urdhëruar ndalimi i të tre të dyshuarve për 48 orë.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.








