Pesëmbëdhjetë vjet pas rënies së heroit të Kosovës, Enver Zymberi, rrugëtimin e tij në shërbim të vendit po e vazhdon edhe djali i tij.
Sokoli, djali i policit të njësisë speciale që u vra në krye të detyrës në vitin 2011, tashmë është bërë pjesë e Policisë së Kosovës, duke ndjekur gjurmët e babait të tij.
Enver Zymberi u vra më 25 korrik të vitit 2011 gjatë aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në veri, Jarinjë dhe Bërnjak. Rënia e tij e bëri atë simbol të sakrificës për vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës.
Për trimërinë dhe përkushtimin e tij, ai u dekorua me titullin “Hero i Kosovës”.
Dikur, në një rrëfim publik, Sokoli kishte treguar se dëshira e tij ishte që një ditë të vishte uniformën e Policisë së Kosovës, ashtu si babai i tij.





