Hoxhë Elbasan Xani ka bërë apel për ndihmë për hoxhën Alban Bytyqi, imam në fshatin Abri e Poshtme, i cili po përballet me probleme të rënda shëndetësore dhe ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në Turqi, shkruan rajoni.org.
Sipas apelit, kostoja e operacionit, trajtimit dhe shpenzimeve të udhëtimit arrin rreth 35 mijë euro, shumë kjo që familja nuk mund ta përballojë e vetme.
Xani ka ftuar të gjithë njerëzit vullnetmirë që të ndihmojnë sipas mundësive të tyre, duke theksuar se çdo kontribut mund të jetë një ndihmë e madhe për shërimin e Alban Bytyqit.
Për ata që dëshirojnë të kontribuojnë: Përfituesi: Alban Bytyqi
Banka: Banka Ekonomike
Nr. i xhirollogarisë: 1405000052087912





