ZKA: Trepça me mbi 36 milionë euro detyrime, mbijeton falë subvencioneve të Qeverisë

Publikuar më:

Gjendja financiare e Trepçës vazhdon të mbetet shqetësuese, pavarësisht mbështetjes milionëshe nga buxheti i shtetit. Kështu konstaton Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për vitin 2025, ku vlerëson se ndërmarrja përballet me vështirësi serioze financiare dhe rrezik për qëndrueshmërinë e saj afatgjatë.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 Trepça ka regjistruar humbje prej 2.23 milionë euro, ndërsa ka përfituar 5.32 milionë euro subvencione nga Qeveria, të cilat janë përdorur kryesisht për pagesën e pagave. Megjithatë, detyrimet afatshkurtra të ndërmarrjes kanë arritur në 36.74 milionë euro.

Auditori vlerëson se pamundësia për t’i shlyer obligimet në afat ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostove gjyqësore dhe përmbarimore, duke shtuar rrezikun për mungesë të solvencës dhe qëndrueshmërisë financiare të ndërmarrjes.

JU REKOMANDOJMË