Naim Hajra konfirmon kandidaturën për deputet: Hyj për me punu dhe me fitu, jo për me mbushë listën

Publikuar më:

Naim Hajra ka konfirmuar kandidaturën e tij për deputet në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës, duke theksuar se në garë nuk hyn “për ta mbushur listën”, por për t’u përballur me sfidat politike dhe për të kontribuar me punë konkrete.

Përmes një deklarimi publik, Hajra tha se beson që dija, profesionalizmi dhe guximi për ta thënë të vërtetën janë elementet kryesore për ta kthyer shtetin “në binarë”, duke shtuar se Kosova ka arritur në një moment ku kërkohet angazhim më i madh qytetar dhe politik.

Ai u shpreh se nuk është nga ata njerëz që “ruajnë rehatllëkun personal”, duke e lidhur angazhimin e tij politik me nevojën për ndryshim dhe përgjegjësi publike.

Hajra theksoi se synon ta nisë këtë rrugëtim “bashkë me qytetarët”, në shërbim të Republikës, ndërsa me humor shtoi se, pavarësisht rezultatit zgjedhor, telefonin do të vazhdojë ta hapë për të gjithë.

 

Postimi i plotë:

PO, po kandidoj për deputet në listën e LDK-së✌️

Jo për me e mbushë listën. Jo për me bo foto e premtime sezonale, po hyj me u përballë, me punu dhe me fitu, sepse besoj që dija, profesionalizmi dhe guximi me tregu t’vërtetën janë mjetet e vetme për me kthy shtetin në binarë.

Historia kurrë nuk është ndryshu prej njerëzve që e kanë rujt rehatllëkun personal. Edhe totalitarizmat nuk kanë ra prej duartrokitjeve, po prej njerëzve që, në një moment, kanë vendos me thanë: “Mjaft.”

Unë besoj që Kosova ka ardh në atë pikë.

Kush më njeh, e din që nuk hyj ku s’më takon, e nuk dorëzohem pa i shku deri në fund. Dhe, nuk po kërkoj thjesht mbështetje, po kërkoj me ja nisë k’saj rruge BASHKË, në shërbim të Republikës.

Ma keni thanë shpesh:
“Hyn, çka po pret?”

E mirë… tash ja ku m’keni. Më votuat a s’më votuat, telefonin pres me ma hap 😄✌️

JU REKOMANDOJMË