Çitaku akuza Kurtit: Qeverisje me mentalitet abuzues, dëmtohet demokracia

Publikuar më:

Ish-deputetja e Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj institucioneve shtetërore.

Sipas saj, në “universin politik” të Kurtit, Kuvendi vazhdon të trajtohet si i pashpërndarë dhe Qeveria si jo në detyrë, pavarësisht rrethanave aktuale. Çitaku thekson se kreu i ekzekutivit po vazhdon me emërime të zëvendësministrave, hapje të konkurseve për pozita të larta në shërbimin civil, si dhe vendime të tjera kadrovike, “sikur asgjë nuk ka ndodhur”.

Ajo e cilëson këtë sjellje si të papranueshme, duke e përshkruar si mungesë të funksionimit normal institucional dhe si një “mentalitet abuzues ndaj shtetit”.

Në reagimin e saj, Çitaku paralajmëron se kur pushteti trajton institucionet si pronë private, dëmtohet drejtpërdrejt demokracia dhe cenohet dinjiteti i qytetarëve.

Postimi i plotë:

Në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në detyrë.

Njeriu vazhdon të emërojë zëvendësministra, të hapë konkurse për pozita të larta në shërbimin civil, të bëjë emërime e shkarkime gjithandej, sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Ky nuk është funksionim institucional. Është mentalitet abuzues ndaj shtetit.

Kur pushteti sillet sikur institucionet janë pronë private, demokracia dëmtohet dhe qytetarët nënçmohen.

#KrejtDheDrejt

Reagimi është shoqëruar me hashtagun #KrejtDheDrejt.

JU REKOMANDOJMË