Halil Istogu refuzon t’i japë dorën Kryeministrit Albin Kurti gjatë homazheve në Gllobar

Publikuar më:

Gjatë homazheve të zhvilluara sot në fshatin Gllobar të Drenasit, Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u përball me një moment të pazakontë nga një qytetar i pranishëm.

Bëhet fjalë për Halil Istogun, i cili nuk pranoi t’ia zgjasë dorën kryeministrit gjatë takimit. Istogu është një mërgimtar që jeton dhe vepron në Gjermani, ku njihet për angazhimin e tij aktiv në komunitetin shqiptar.

Ai gjithashtu njihet si humanist dhe për kontributet e tij në çështje sociale, ndërsa raportohet se mban lidhje të afërta me Lulzim Jasharin nga familja Jashari në Prekaz.

JU REKOMANDOJMË