Arrestohen 3 persona në Skënderaj, u kapën me drogë

Publikuar më:

Tre persona janë arrestuar në Skenderaj për posedim të substancave të dyshuara narkotike. Ata u arrestuan në dy raste të ndara në Skenderaj.


Dy persona u arrestuan në fshatin Rakinicë të Skenderajt, ku gjatë kontrollit janë gjetur substanca narkotike në sasi 4.2 gr.

“Në orët e mbrëmjes të datës 17 nëntor 2021, njësitet policore në dy raste të ndara në zonën e Skenderajt, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të substancave të dyshuara narkotike. Arrestimi i dy të dyshuarve të parë, është realizuar në fshatin Rakinicë të Skenderajt, pasi njësia policore ka ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike ne sasi 4.2 gr”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i tretë është arrestuar në Runikë të Skenderajt.

“Ndërsa arrestimi i të dyshuarit të tretë, është realizuar në kohën kur një Njësi Policore e Trafikut po realizonte një pikë kontrolli në fshatin Runikë të Skenderajt, me ç’ rast gjatë kontrollit të një veture, dhe kontrollit të detajuar te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.5 gr, substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në komunikatën e policisë.

Personat e arrestuar, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.