Lajm i hidhur: Vdes papritmas në moshë të re Samire Hoti Myftiu nga Mitrovica

Publikuar më:

Mitrovica sot është zgjuar me një lajm mjaft të hidhur dhe të rëndë.

Samire Hoti Myftiu ka ndërruar jetë papritmas, shkruan Jepi zë.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i së ndjerës, Muhamed Hoti, përmes një postimi në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Motra… sado që ta duash, një ditë do të ndahesh prej saj.

Dhimbje e thellë qenka të njoftosh për ndarjen nga kjo jetë me ty, motra jonë. Na le me sy të përlotur e shpirt të pikëlluar, por me zemër të pajtuar dhe të nënshtruar ndaj caktimit dhe urdhrave të Zotit të Plotfuqishëm.
Sepse asgjë nuk është në pronësinë tonë, dhe ne vetëm themi:
“Ne jemi të Allahut dhe vetëm tek Ai do të kthehemi.”

E mirë ishe, dhe për ty jemi dëshmitarë. Tek Allahu qofsh e tillë edhe në përjetësi.

Mëshira e Zotit qoftë mbi ty, motër.
Zoti na bashkoftë në Xhenet.❤️

JU REKOMANDOJMË