Dita nis keq: Aksident zinxhiror në hyrje të Mitrovicës

Publikuar më:

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një aksident trafiku në hyrje të qytetit të Mitrovicës.

Aksidenti ka ndodhur para hyrjes në tunelin e lagjes Bair, afër pompës së derivateve “G3 Oil”, në segmentin rrugor Shupkovc–Mitrovicë, raporton “Jepi zë”.

Nga pamjet e siguruara, shihet se tri vetura janë përfshirë në një aksident zinxhiror, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata të veturave në këtë segment rrugor.

JU REKOMANDOJMË