Dyshime për ngecje të Parkut Solar 100 MW – kërkohet sqarim nga Qeveria

Publikuar më:

Analisti Shenoll Muharremi ka ngritur shqetësime lidhur me ecurinë e projektit të Parkut Solar 100 MW në Kosovë duke kërkuar transparencë të menjëhershme nga Qeveria për gjendjen reale të tij.

Sipas Muharremit, gazetari Ermal Panduri, i cili përcjell sektorin e energjisë, ka deklaruar se projekti mund të ketë dështuar. Po ashtu, sipas tij, edhe raportimet e fundit të Radio Evropa e Lirë nga terreni kanë ngritur dyshime, pasi në lokacionin ku pritet të ndërtohet parku nuk janë vërejtur zhvillime konkrete apo instalim i paneleve solare.

Muharremi thekson se Qeveria e Kosovës duhet të dalë menjëherë me sqarim publik për të informuar qytetarët dhe tatimpaguesit nëse projekti është në dështim apo në fazë të vonuar të zbatimit.

Ai paralajmëron se, nëse një projekt energjetik prej 100 MW nuk realizohet brenda disa viteve, kjo do të përbënte sipas tij një dështim serioz me pasoja ekonomike, përfshirë ndikimin në çmimet e energjisë, inflacionin dhe sigurinë energjetike të vendit.

Muharremi shton se përgjegjësit politikë duhet të japin llogari për ecurinë e projektit dhe të shmangin, siç shprehet ai, çdo mungesë transparence në një sektor strategjik për vendin

Postimi i plotë nga Muharremi:

Nëse Parku Solar 100 MW ka dështuar, atëherë LVV e Kurti le ta ja vendosin dryrin kësaj Qeverie

Gazetari Ermal Panduri, i cili e njeh mirë sektorin e energjisë dhe i përcjell nga afër zhvillimet në të, ka deklaruar sot se projekti 100 MW i Parkut Solar mund të ketë dështuar tashmë!

Kjo nuk është i vetmi dyshim, para pak ditësh, një medium tjeter serioz dhe kredibil, Radio Evuropa e Lirë, ka xhiruar lokacionin ku pritet me u ndërtu parku dhe ka konstatuar aty nuk ka asnjë panel në fushë dhe se asnjë zhvillim real të punimeve nuk është kryer.

Qeveria e Kosovës nuk mund të heshtë, derisa kjo situatë kërkon përgjigje të menjëhershme. Ajo duhet pa vonesë të dalë publikisht dhe me i tregu tatimpaguesve kosovarë a ka dështuar ky projekt apo çka po ndodh realisht?

Nëse edhe një projekt i vetëm energjetik për 5-6 vite, relativisht i vogël prej 100 MW, nuk arrin të realizohet… në një kohë kur vendi është përballur vazhdimisht me kriza energjetike, atëherë kjo është dëshmi e një dështimi të jashtëzakonshëm me ndikim të gjërë dhe thellë në ekonomi, inflacion, varfëri e deri tek sigurua kombëtare.

Nëse ky është rasti, shpresojmë që jo, LVV dhe Kurti, që e udhëheqin vendin e qeverinë dhe janë përgjegjës për këtë proces më mirë te mbyllin qeverinë me një dry dhe të gjejnë ndonjë punë tjetër.

 

 

 

JU REKOMANDOJMË