Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka reaguar lidhur me situatën politike në vend, duke thënë se janë në pritje të përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Bahtiri ka deklaruar se Vetëvendosje po pret, siç u shpreh ai, që të zbulohet se i kujt është “ky skenar për ta bllokuar shtetin”.
“Çdo gjë do të dalë në dritë, sepse askush nuk e ka të drejtën që për shkak të mospërmbushjes së ambicieve të saj, të fusë padrejtësisht në krizë një shtet të tërë”, ka shkruar Bahtiri.






