“Zoti po na përgatit” – Richard Grenell paralajmëron lirimin e Hashim Thaçit dhe kthimin e tij në pozitën e kryeministrit

Publikuar më:

I dërguari i dikurshëm i SHBA-së për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka bërë një reagim që ka nxitur shumë diskutime në rrjetet sociale lidhur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Grenell ka shpërndarë një postim në platformën X ku flitet për mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë dhe ka shkruar:

(“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçit. Thaçi për kryeministër.”)

Ky reagim erdhi pasi në rrjete sociale u publikua një pretendim se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kinse kishte shpallur shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja parlamentare.

Postimi i Grenellit është interpretuar nga shumë komentues si një mesazh politik dhe një sinjal mbështetjeje për rikthimin e Thaçit në skenën politike të Kosovës, madje edhe për një rol të mundshëm si kryeministër.

Ish-presidenti Thaçi aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara.

JU REKOMANDOJMË