Partia Turke në Mitrovicë dënon dëmtimin e flamurit turk në tendën e Ramazanit

Publikuar më:

Është dëmtuar flamuri i Turqisë i vendosur në tendën e iftareve në Mitrovicë, ku po organizohen iftare për familjet në nevojë me mbështetjen e organizatave turke.

Rasti u raportua gjatë ditës, ndërsa flamuri ishte vendosur në tendën e bamirësisë ku çdo mbrëmje shtrohen iftare për qytetarët gjatë muajit të Ramazanit, shkruan “Jepi zë”.

Pas këtij veprimi ka reaguar Partia Demokratike Turke e Kosovës – dega në Mitrovicë, e cila e ka dënuar ashpër dëmtimin e flamurit turk dhe ka kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

“Dënojmë ashpër sulmin e shëmtuar ndaj flamurit tonë të lavdishëm turk në Mitrovicë. Autorët duhet të dalin para drejtësisë sa më parë. Flamuri ynë është nderi ynë”, thuhet në reagimin e tyre.

JU REKOMANDOJMË