Miratohet deklarata e Listës Serbe për integrimin e Shëndetësisë dhe Arsimit në Institucionet e Kosovës

Publikuar më:

Subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës, Lista Serbe, që ka përkrahjen e Beogradit zyrtar, ka thirrur për sot një takim të konsideruar urgjent me përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe përfaqësues të fushave të shëndetësisë dhe arsimit që financohen nga buxheti i Serbisë dhe funksionojnë nën plan-programin e Beogradit, të cilin shteti i Kosovës e konsideron si sisteme paralele.

Takimi u mbajt në ora 12:00 në Amfiteatrin e Fakultetit Teknik ku u vendos mbi integrimin e arsimit dhe shëndetësisë në institucionet e Kosovës.

Përveç kësaj, objekti i Fakultetit Teknik është kërkuar nga Ndermarrja Trepça që të paguajë qeranë ose ta lirojë objektin brenda një muaji, pasi prona i përket Trepçës.

Takimi u mbajt me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të dhjetë komunave serbe, të ftuar nga Lista Serbe.

 

JU REKOMANDOJMË