Ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e përfolur për aferën korruptive lidhur me vjedhjen e Rezervave Shtetërore, për çka edhe i është ngritur aktakuzë, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re “Kurti 3”.
Faktin se më nuk do jetë në simbiozën e “Kurti 3”, vetë Ish-ministrja Hajdari e mohon të ketë lidhje me aktakuzën për rezervat shtetërore.
“Jo, asnjëherë”, u shpreh ajo, duke mohuar që çështja në fjalë të ketë ndikuar në vendimin për të mos qenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar.
Hajdari uroi ekzekutivin dhe ministren e re të këtij dikasteri, Mimoza Kusari.
“Unë ju uroj shumë suksese qeverisë së re. Jam mese e lumtur që kolegia ime Mimoza Kusari e ka postin e ministres së Industrisë, Tregtisë. Nuk është patjetër një me qenë, duhet me qenë një kombinim i bukur”, deklaroi ajo.







