Mbështetësit e lideri të VV-së, Albin Kurti, nuk i ndalin dot fyerjet ndaj liderëve tjerë politikë.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe Avdulla Halimi, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.
Këtij të fundit duket se i ka penguar vizita e lideri të AAK-së në ShBA.
Në një lajm për këtë vizitë të Haradinajt, Halimi e ka fyer rëndë ish-komandantin e UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, duke e quajtur çoban.
“Me mire pa lobu, se me cu coban si ky”, ka shkruar ai në një koment të tij.
Të dhënat në profilin e tij në Facebook tregojnë se Halimi jeton në Aachen të Gjermanisë.
Kurse, nga postimet e shumta në këtë rrjet social kuptohet se Halimi është një përkrahës i madh i liderit të VV-së, Albin Kurti.








