Kosova rrezikon humbjen e fondeve të BE-së nga plani i rritjes për shkak të bllokadës politike

Publikuar më:

Kosova është ndër vendet e pakta të Ballkanit Perëndimor që ende nuk ka përfituar nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, një paketë financiare me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ndryshe nga Bosnja e Hercegovina, e cila është bllokuar nga Republika Serbe, në Kosovë vonesat lidhen me krizën politike dhe moskonstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kosova është vendi i dytë i Ballkanit Perëndimor që rrezikon të mbetet jashtë Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian.

Ndonëse Bosnja është bllokuar nga Republika Serbe, Kosova u bllokua nga vetë subjektet politike të cilat hynë në një krizë politike që nga 9 shkurti e cila prodhoi zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Njohës të fushës së ekonomisë, çështjeve juridike dhe politike thonë se spektri politik duhet reflektim sa më të shpejtë.

” Humbja është shumë e madhe në mirëqenien socio-ekonomike të vendit sepse për numër të banoreve Plani i Rritjes ekonomike nga BE, fondet e BE janë ndarë diku 880 milionë euro që Kosova është më së shumti që përfiton për kokë banori, ndërsa për shkk të mungësës së konstituimit të Kuvendit këto mjete nuk janë marrë asnjë cent deri tani. Tash e kemi perudhën deri kur mundet mu realizu. Mundësitë për humbjen e disa meteve financiare janë të mëdhaja, mirëpo sipas raporteve të komisionit evropian një vrejtje që e dhanë treguan që mudn ti humbin edhe të tjerat. Kjo është një katastrofë e jashtëzakonisht e madhe për mirëqenien socioekonome. ESepse këtoi mjete financiare ndikojnë drejt në mirëqeniene ekonomike të qytetareve Kosovar. Kjo papergjegjsi e politikberësve është e papranusheme për ne….

Avokati Adrian Bajraktari thotë se sapo të konstituohet Kuvendi i ri, pozita dhe opozita duhet që pa asnjë vonesë të bëhen bashkë për miratimin e buxhetit për vitin 2026 si dhe planin e rritjes.

“ Prej veprimeve të natyrës urgjente të cilat institucionet duhet t’i ndërmarrin natyrisht shumë i rëndësishëm është edhe miratimi i planit të rritjes në të cilin Kosova do të fitojë shumë. Prandaj vlerësojë që sa më parë të ftohet séance konstituive dhe të bëhet konstituimit pastaj qeveria në mënyrë që të miratohet buxheti i vendit dhe pastaj edhe plani i Rritjes. Për çka pres që të ketë reflektim të spektrit politik, miratimi i këtyre marrëveshjeve kërkon një shumicë prej dy të tretave të të gjithë deputeteve të Kuvendit të Kosovës”

Periudha e tolerancës për hapat që duhej të përmbusheshin në fund të vitit 2024 përfundon në fund të vitit 2026, ndërsa për hapat që duhej të përmbusheshin vendet e Ballkanit Perëndimor në mesin e vitit 2025 përfundon në mesin e vitit 2026. Për këtë arsye, është bërë thirrje drejt partnerëve që të intensifikojnë përpjekjet për zbatimin në kohë të reformave, përpara periudhave të ardhshme të raportimit.

Deri tani nga plani i rritjes i BE-së më së shumti vlerësohet se ka përfituar Serbia me mbi 167 milionë euro e pasuar nga Shqipëria me mbi 163 milionë euro, Maqedonia e Veriut me mbi 80 milionë euro dhe Mali i Zi me mbi 45 milionë euro.

JU REKOMANDOJMË