Mërgimtari përkrah thirrjet e kryeministrit për kursim të energjisë, duke vlerësuar se në shumë shtëpi temperaturat mbahen mbi normalen gjatë dimrit

Publikuar më:

Mërgimtari Latif Latifi ka reaguar lidhur me shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për faturat e larta të energjisë elektrike, duke vlerësuar se pakënaqësia është e arsyeshme dhe se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari për rritjen e çmimeve.

Sipas tij, kërkesa për përgjegjësi duhet të drejtohet edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti, me qëllim që të ndërmerren masa konkrete për përballimin e situatës. Megjithatë, Latifi thekson se shqetësimi kryesor duhet të jetë arsyeja pse kjo situatë po ndodh pikërisht gjatë qeverisjes aktuale.

Ai shprehet se, pavarësisht vështirësive, është i bindur se situata nuk do të mund të menaxhohej më mirë nga ndonjë qeveri tjetër, duke kujtuar keqmenaxhimin financiar të qeverive të kaluara. Sipas Latifit, nëse sot në pushtet do të ishin politikanë të tjerë, gjendja do të ishte edhe më e rëndë.

Në këtë kontekst, ai vlerëson se Kosova është me fat që aktualisht udhëhiqet nga Albin Kurti.
Latifi po ashtu përkrah thirrjet e kryeministrit për kursim të energjisë, duke theksuar se në shumë shtëpi dhe banesa temperaturat mbahen mbi normalen gjatë dimrit. Sipas tij, apeli për kursim është i drejtë dhe në interes të qytetarëve dhe të shtetit.

Në fund, ai u bën thirrje qytetarëve që t’i dëgjojnë mesazhet e kryeministrit, duke theksuar se ato nuk janë të rastësishme, por të domosdoshme për të mirën e përgjithshme.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Kosovës duhet vërtet të jenë të shqetësuar për faturat e rrymës që tani i marrin; duken se janë vërtet të mëdha për t’u paguar. Qytetarët duhet të kërkojnë llogari: PSE?

Po ashtu, edhe Albinit duhet t’i kërkojnë të marrë masa, me mundësi.

Ama, qytetarë, prapë shqetësimi nuk duhet të jetë i vogël, duhet me u shqetësu PSE kjo po ndodh në Qeverinë e Albinit🤔 (kjo interesant) ama binduni se nuk mund t’bahet ma mirë se o Albini o askush tjetër e kishte rregullu. Por veç merreni me mend dhe mendoni pak: çfarë do të ndodhte sikur të tjerët të ishin në vend të Albinit SOT, duke i njohur ata se çfarë kasapësh të parave kanë qenë.

Prandaj, qytetarë, prapë mendoj se jemi me fat pse e kemi Albinin aty ku e ka vendin.

Edhe diçka: dëgjojeni Albinin kur bën thirrje për kursim. Ai ka shumë të drejtë kur thotë se po, në shtëpitë dhe banesat tona i kemi temperaturat shumë të larta, përtej normales, thuajse i mbajmë shtëpitë e banesat ne kushte “gjakuzi” në pikë dimri.

Dëgjojeni Albinin, sepse nuk flet kot.
Dëgjojeni, se është më mirë për ju dhe për shtetin.

JU REKOMANDOJMË