Pas kthimit nga Kosova, mërgimtarët që u organizuan për ta votuar Lëvizjen Vetëvendosje u mblodhën pa mungesë të rrymës dhe uruan njëri-tjetrin për organizimin dhe fitoren

Publikuar më:

Pas kthimit nga Kosova, anëtarët e Kryesisë dhe Shtabit Zgjedhor të Pikës Obersee–Obersee, St. Gallen, mbajtën një mbledhje përmbyllëse, ku u vlerësua angazhimi dhe organizimi i mërgatës gjatë procesit zgjedhor në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë takim, pjesëmarrësit uruan njëri-tjetrin për përkushtimin dhe koordinimin e treguar gjatë gjithë fushatës dhe procesit të votimit, duke theksuar se puna e përbashkët e aktivistëve, mbështetja e donatorëve dhe organizimi i mirëfilltë organizativ sollën një rezultat të shkëlqyer zgjedhor.

Sipas të dhënave të prezantuara, Lëvizja Vetëvendosje arriti të sigurojë 51.11% të votave dhe 57 deputetë, një fitore e konsiderueshme që u cilësua si dëshmi e mobilizimit të suksesshëm edhe nga diaspora.

Gjatë mbledhjes u përmendën aktivitetet kryesore të realizuara nga mërgata në Zvicër, përfshirë:

-angazhimin intensiv në regjistrimin e votuesve nga diaspora,

-organizimin e tubimit në Zürich me Kryeministrin Albin Kurti,

-organizimin e fluturimeve të posaçme për votim në Kosovë,

-aktivitetet në aeroport dhe pritjen institucionale të mërgimtarëve,

-si dhe qëndrimin dhe aktivitetet në Kosovë gjatë periudhës 25–29 dhjetor

JU REKOMANDOJMË