Kurti pas hapjes së terminalit doganor në Trepçë: Po e rikthejmë në vendin ku i ka takuar gjithmonë

Publikuar më:

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së terminalit doganor në hapësirën e ndërmarrjes Trepça, shkruan Jepi zë.

Kurti ka thënë se para 7 viteve padrejtësisht ishte hequr terminali nga kjo hapësirë, por tani e kemi rikthyer në vendin që i ka takuar gjithmonë.

I pari i qeverisë ka thënë se me këtë veprim ishte favorizuar një privat, dhe duke dëmtuar ndërmarrjen Trepça.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se me këtë veprim të aso kohe kishin mbetur pa punë disa persona, ai ka falenderuar kryeshefin e ri Enis Abdurrahmani dhe kryesuesin e bordit Bahri Hyseni që ndihmuan në këtë proces.

Ndërsa ministri Hekuran Murati, ka thënë se këtë model të terminaleve shtetërore do ta vazhdojnë edhe nëpër qytete tjera./Jepi zë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.