Dy zyrtarë MPB, njëra nga Mitrovica arrestohen për dallavere me procesin e lëshimit të lejeve për armë

Publikuar më:

Dy zyrtarë të Departamentin për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme po intervistohen me urdhër të Prokurorisë së Prishtinës.

Dy zyrtarët e MPB-së janë Besim Haziri dhe Sanije Behrami nga Mitrovica. Të dy ushtrojnë funksionin e inspektorit në Departamentin për Siguri Publike pranë MPB-së.

Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në një çështje që ndërlidhet me procesin e lëshimit të lejeve për armë.

Aksioni i Policisë, i cili ka nisur mëngjesin e të hënës, po zhvillohet edhe në kompaninë “Reload”.

Në këtë operacion janë arrestuar: Faton Gërbeshi (përfaqësues i “Reload”) dhe Mehmet Gërbeshi (përfaqësues i “Reload”)

Dy përfaqësues të kësaj kompanie dyshohen për pranim ryshfeti, sipas Prokurorisë së Prishtinës.

 

 

JU REKOMANDOJMË