Von der Leyen: Transferimi paqësor i qeverisjes lokale në veri, arsyeja e heqjes së masave

Publikuar më:

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka konfirmuar heqjen e masave ndaj Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se arsyeja është transferimi paqësor i pushtetit lokal në veri.

“Lajm i mirë për Kosovën! Transferimi i qeverisjes lokale në veri pas zgjedhjeve të fundit lokale ishte paqësor. Falë kësaj, jam e lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës”, shkroi ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian shtoi se planifikojnë ndihmë financiare prej 216 milionë eurosh e 205 milionë lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm.

JU REKOMANDOJMË