Gruaja kosovare rrah keq mësuesen e vajzës, e bën për Spital vetëm se i dha vërejtje

Publikuar më:

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 35-vjeçare e cila ka sulmuar fizikisht një mësimdhënëse.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën e mesme të ulët “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt.

Policia ka bërë të ditur se deri te sulmi fizik ka ardhur si pasojë e një vërejtjeje që mësimdhënësja ia kishte bërë vajzës së të dyshuarës.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës 58 vjeçare , mësimdhënëse në këtë shkollë , duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Deri të ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak , se vajza e të dyshuarës , nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje”, ka bërë të ditur policia.

“E dyshuara, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar ‘’Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi’’, ka njoftuar policia.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.