36-vjeçari kosovar dyshohet se i dha fund jetës për shkak të presionit nga fajdexhinjtë

Publikuar më:

B.Berisha, 36-vjeçar, dyshohet se i dha fund jetës së tij, sot në fshatin Sferrkë e Thatë të Pejës.

Ai ishte larguar dje nga shtëpia dhe familjarët e tij e raportuan të zhdukur në polici. Sot, rreth orës 13:00, ata e gjetën 36-vjeçarin pa shenja jete në një fushë të këtij fshati, me një vrimë në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Një burim i afërt me viktimën i ka thënë Sinjalit se dyshohet që arsyeja se pse 36 vjeçari ka kryer vetëvrasje është për shkak të presionit që e ka pasur nga fajdexhitë.

Ai thotë se B.Berisha i kishte marrë fillimisht 8 mijë euro borxh nga disa fajdexhi të Deçanit dhe tani borxhi ndaj tyre kishte arritur në 100 mijë euro.

Për këtë, ky sinjalizues thotë se fajdexhitë kanë shkuar te shtëpia e B. dhe e kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij, duke tentuar që t’i largojnë nga shtëpia dhe t’ua marrin atë në këmbim të borxhit.

Ditën kur fajdexhitë i shkuan 36-vjeçarit në shtëpi, ai thotë se ua kanë prezantuar familjarëve një listë të borxheve, që kanë arritur shumën e 100 mijë eurove.

Kërcënimet ndaj 36 vjeçarit ishin aq serioze, saqë i afërmi i tij thotë se ai ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar në truallin e një dhëndri të tij në fshatin Sferkë e Thatë dhe aty dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri në kokë.

Trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

B.Berisha ishte me prejardhje nga Kamenica e Lugut të Baranit dhe jetonte në Pejë. Ka punuar si agjent i shitjes në ELKOS. Ai ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.